Si formohen mineralet e ndryshme?

Si formohen mineralet e ndryshme?

15:50, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kur pinguinët lëshojnë jashtëqitjen e tyre në Ishullin e Elefantit në Antarktikë, në dhe formohet një magji e vogël.

Reaksionet kimike prodhojnë një mineral ngjyrë kafe i cili quhet spheniscidite. Është një mineral unik dhe reflekton kushtet speciale që ekzistojnë vetëm në atë lokalitet.

Emri vije nga Spheniciforma-emër që përdoret për të shpjeguar grupimin e pinguinëve në pemën e jetës së zogjve.

Përbërja kristalore është vetëm një nga 6,000 mineralet që sot njihen nga Shoqata Ndërkombëtare e Mineraleve.

Por që sistemi i klasifikimit të SHNM, i cili përshkruan shumë nga ‘gjërat e forta’ që gjenden gjithandej, sapo ka pasur një ri-ndezje.

Dr. Robert Hazen nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington, ka kaluar 15 vitet e fundit duke ri-klasifikuar mineralet të cilave u ka shtuar informacion mbi prejardhjen e tyre.

‘Sistemi i klasifikimit i bazuar mbi kiminë dhe strukturën kristalore të mineraleve ekziston për rreth dy shekuj, por sistemi ynë e shton dimensionin e kohës dhe ambientin e formimit të mineraleve’, tha ai në emisionin Shkenca në Veprim në BBC.

Thënë në formë të thjeshtësuar, të gjitha mineralet janë kombinime specifike të elementeve kimike të rregulluara në një formë të renditur kristalore. Të gjithë gurët e tokës janë të ndërtuar nga grumbullime të ndryshme.

Ju vetëm se i dini disa nga llojet më të zakonshme të mineraleve, siç janë për shembull feldspat, kuarci dhe mika, minerale të cilat përbëjnë granitin e kuzhinës.

Por që Dr. Robert një studiues në Institutin Carnegie së bashku me kolegen e tij Dr. Shaunna Morrison, po provon që t’u jap kontekst shtesë mijëra mineraleve të ndryshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco