E pazakontë/ Del në treg parfumi me aromë proshute

E pazakontë/ Del në treg parfumi me aromë proshute

11:51, 26/06/2022
A+ Aa A-

Për të gjithë ata që u pëlqen dhe duan të mbajnë aromë proshute tani e ka një zgjidhje.

Sapo ka dalë në treg parfumi që ka fragrancën e një proshute ‘bacon’. Kompania amerikane ‘Whight Brand’ në pronësi të Tyson, ka vendosur ta nxjerrë në treg parfumin ‘Wright N°100’.

Ky parfum është prodhuar për të festuar 100 vjetorin e kompanisë ‘Wright Brand’ dhe ka një çmim prej 20 dollarësh në faqen e internetit ‘Wright100.com’.

Aroma neutrale ndaj gjinisë u krijua në bashkëpunim me Ann Gottlieb , e cila ka ndihmuar në zhvillimin e aromave për klientët si Britney Spears, Victoria's Secret dhe Calvin Klein. 

Aroma nuk është proshutë e pastër: Wright N°100 përmban nota proshutë, mollë, bergamot, dru sandali dhe shurup panje.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco