60 vite pasi 3 burra realizuan njĂ« prej arratisjeve mĂ« spektakolare nga burgu famĂ«keq i âAlcatrazâ nĂ« Shtetet e Bashkuara, MareshalĂ«t amerikanĂ« kanĂ« publikuar fotot e tyre, duke hamendĂ«suar edhe sesi mund tĂ« duken tashmĂ« qĂ« janĂ« nĂ« tĂ« 90-tat.
Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris mbeten persona në kërkim që prej 11 qershorit 1962, kur arritën të dilnin nga qelitë e burgut në ishull, në zonën e San Franciskos. Ata ishin dënuar për grabitje të armatosur të një banke.
Të tre burrat e planifikuan arratisjen për më shumë se një vit, duke hapur një tunel në vrimën e ajrosjes së qelive të tyre, deri sa arritën të kalonin. Pasi arritën të kalonin rojet, plani i tyre ishte që të largoheshin nga ishulli me një varkë.
Hetimet e FBI-sĂ« dolĂ«n nĂ« pĂ«rfundimin se tre tĂ« arratisurit â historia e tĂ« cilĂ«ve tregohet nĂ« filmin e vitit 1979 me Clint Eastwood, âEscape From Alcatrazâ â duhet tĂ« jenĂ« mbytur nĂ« gjirin e San Pablos aty pranĂ«. Por pĂ«r vite me radhĂ« Ă«shtĂ« spekuluar se ata mund tĂ« kenĂ« mbijetuar dhe kanĂ« vijuar jetĂ«n nĂ« fshehtĂ«si. Fakti qĂ« trupat e tyre nuk janĂ« gjetur kurrĂ« dhe denoncimi pĂ«r grabitjen e njĂ« makine nĂ« San Francisko po atĂ« natĂ«, ka ndihmuar nĂ« mbĂ«shtetjen e kĂ«tyre teorive.
Në vitin 2013, autoritetet morën një letër, të cilën pretendonte se e kishte shkruar një prej të arratisurve, John Anglin. Ai shkruante se ishte ende gjallë, me kancer dhe se kishte nevojë për ndihmë. Zyrtarisht, çështja u rihap në vitin 2018. Së fundmi, Mareshalët kanë postuar edhe fotot e tre të arratisurve, me shpresën se publiku do të ndihmojë në gjetjen e tyre, gjithmonë nëse janë ende gjallë.
Sipas përllogaritjeve, Clarence Anglin, i cili ishte dënuar me 15 vite burg për grabitjen e një banke në Alabama, duhet të jetë sot 91 vjeç. Vëllai i tij John duhet të jetë 92 vjeç. Ndërsa Morris, i cili ishte dënuar me 14 vite burg për një grabitje në Luiziana, duhet të jetë 96 vjeç.
Autoritetet besojnĂ« se Morris ishte organizatori i arratisjes, pasi gardianĂ«t gjithmonĂ« e kanĂ« vlerĂ«suar si mĂ« tĂ« zgjuarin nga tĂ« tre. Ai u njoh me vĂ«llezĂ«rit Anglin nĂ« njĂ« burg nĂ« Atlanta dhe mĂ« pas tĂ« tre u transferuan nĂ« âAlcatrazâ, i cili besohej se ishte njĂ« fortesĂ« e pakalueshme. NĂ«se tre burrat ia dolĂ«n apo jo, mbetet ende njĂ« mister.
© SYRI.net