Përfundon pas 49 vitesh, ‘lufta e uiskit’

Përfundon pas 49 vitesh, ‘lufta e uiskit’

17:55, 15/06/2022
A+ Aa A-

Ky vit do të kujtohet për një luftë tragjike të shpërthyer në shkurt, midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe që nuk dihet se kur mund të përfundojë, por edhe për një konflikt të mbyllur pas gjysmë shekulli. 

Padyshim, jo një konflikt tradicional, pa raketa dhe tanke, por me një pafundësi shishesh me uiski dhe pije të tjera alkoolike.

E ashtuquajtura ‘lufta e uiskit’ kishte si palë të interesuara Kanadanë dhe Danimarken, dy vende qe kërkonin sovranitetin mbi një ishull të humbur të Arktikut, Hansin, që ndodhet në mes të territorit kanadez dhe të Groenlandës, territor i pavarur por ende formalisht nën Kopenhagënin.

Image

Prej dekadash kushdo që zbriste në ishullin e pabanuar 1/3 kilometra katrorë,  lente për palën kundërshtare një shishe me pije alkoolike si dhe me flamurin që përfaqësonte.

Por lufta më ‘miqësore’ e historisë tashmë ka përfunduar pas një ceremonie të zhvilluar në Ottawa, ku të pranishëm ishin ministrat e jashtëm të dy vendeve që theksuan si vendimi për ishullin ishte edhe një sinjal bashkëpunimi që vendet kanë dhënë në një moment gjeopolitik të vështirë.

‘Në një kohë ku siguria globale është vënë në rrezik, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për demokraci si Danimarka dhe Kanadaja që të punojnë  së bashku, për të zgjidhur diferencat tona sipas ligjeve ndërkombëtare’, ishin fjalët e ministrit danez Jeppe Kofod.

Image

Ishulli sipas marrëveshjes do të administrohet nga të dy palët, dhe teorikisht krijon një ngjarje gjeopolitike të rëndësishme, sepse shndërron Europën në një vend kufitar me Kanadanë. 

Dy ministrat bënë shaka se si e tillë, Kanadaja mund të kërkonte aderimin në BE, por teknikisht kjo nuk është e vërtetë, sepse Groenlandia nuk ka hyrë në BE si Danimarka, pas referendumit të kryer në 1980.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco