7 tipare që të bëjnë njeri antagonist

7 tipare që të bëjnë njeri antagonist

21:23, 16/04/2022
A+ Aa A-

Si fillim, çfarë do të thotë të kesh personalitet antagonist?

Njerëzit që cilësohet si të tillë zakonisht bëjnë qëllimisht veprime dhe sjellje të pasjellshme, tendencioze, duke dashur të shpërndajnë kështu energji negative tek njerëzit përreth. 

Si ta kuptoni nëse dikush ka personalitet prej antagonisti?

Sipas psikologëve ka 7 cilësi kryesore që i dallojnë njerëzit antagonistë. 

1. Egërsia

Nuk shqetësohen fare për ndjenjat dhe problemet e të tjerëve. Janë ekstremisht të ftohtë dhe të ngurtë.

2. Armiqësorë

Janë gjithnjë të inatosur dhe të acaruar, veçanërisht kur i përgjigjen batutave që s'i pëlqejnë.

3. Manipulues

Pëlqejnë intrigat, luajnë me sjelljet e të tjerëve, duan të ndikojnë dhe kontrrollojnë.

4. Mashtrues

Antagonistët nuk janë të ndershëm, të çiltër apo të hapur ndaj situatave të ndryshme. 

5. Kërkojnë vëmendje gjithë kohës

Bëhen pjesë e një grupi të caktuar vetëm për të marrë vëmendjen/admirimin e të tjerëve.

6. Deliri i madhështisë

Besojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe se meritojnë të trajtohen si të tillë.

7. Dyshues 

Mbingarkojnë veten me dyshimin se dikush ka për qëllim t'i lëndojë apo ofendojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco