Plot 190 vjeç, ja cila është breshka më e vjetër në botë

Plot 190 vjeç, ja cila është breshka më e vjetër në botë

15:18, 27/01/2022
A+ Aa A-

Një banor i cili vjen nga Shën-Helena, që është ishulli më i largët në botë ka bërë të mundur zbulimin e njërës prej breshkave më gjigante në botë.

Jonathan, breshka gjigante feston gjatë këtij viti ditëlindjen e 190-të.

Dhe sipas rekordeve ‘Guinness’ thuhet se kur ka lindur kjo breshkë mbretëresha Viktoria ishte ende një adoleshente.

Sipas kreut të turizmit në Shën Helena, Matt Joshua, breshka gjigante Jonathan mund të jetë edhe 200 vjeç, pasi askush nuk e di moshën e saktë të tij.

Dëshmi për moshën e breshkës u bë një fotografi e vjetër e shkrepur midis vitit 1882 dhe 1886. 

Në të, shihet Jonathan duke kullotur në kopshtin e “Plantation House”, rezidenca e Guvernatorit të atëhershëm të Shën Helenës.

Bota ka ndryshuar shumë që kur lindi Jonathan – fotografia e parë e një personi u shkrep në 1838, llamba u shpik në 1878, në 1969 Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që shkuan në Hënë, dy Luftëra Botërore dhe zhvillime të pamasa teknologjike.

Megjithatë, bota e Jonathan-it nuk ka ndryshuar në gati dy shekuj, dhe interesat e tij kryesore mbeten gjumi, ngrënia dhe çiftëzimi.

Gjatë gjithë kohës, Jonathan është nën kujdesin e veterinerëve që edhe e ushqejnë, pasi vitet e kanë lënë atë të shurdhët dhe pa nuhatje.

Jonathan jeton së bashku me tri breshka të tjera gjigante, David, Emma dhe Fred, por së fundmi ka marrë të gjithë vëmendjen e zyrtarëve në ishull, të cilët po punojnë për festën e ditëlindjes së tij.

Në këtë ishull, breza të tërë të popullsisë kanë në ‘arkivat’ e tyre fotografi të ndryshme me këtë breshkë gjigante dhe ne themi me bindje se ato imazhe janë unike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco