Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO-FOTO/ Jahti superluksoz i shpëton për pak përplasjes me urën

VIDEO-FOTO/ Jahti superluksoz i shpëton për pak përplasjes me urën

13:06, 19/01/2022
A+ Aa A-

Çdo gjë e llogaritur deri në centimetrin e fundit, jahti gjigant kalon ‘ngjitur’ me urën

Një jaht gjigant është kapur në kamera duke kaluar poshtë një ure, me të cilën nuk përplaset, vetëm për pak centimetra.

Jahti ‘Galactica’, 80 metra i gjatë, është parë në një port në Holandë, teksa po bën testimet para daljes në det. Jahti është ndërtuar në Hesen, por për të dalë deri në det, në qytetin Harlingen, jahti duhet të kryejë një udhëtim mes ‘labirinteve’ të vërteta, që janë kanalet dhe lumenjtë e vegjël holandezë.

Udhëtimi është tepër i ngadaltë, ndërsa urat janë pengesa më e madhe për këtë mjet luksoz. Pamjet dramatike, njëkohësisht edhe spektakolare, janë regjistruar më 8 janar, kur jahti kalon për vetëm 15 centimetra një urë në qytetin Den Bosch.

Koordinatori i projektit të jahtit, Arjan Veldman, tha se mjeti lundrues do të mbërrijë i sigurt në destinacion, pa pengesa të tjera. ‘Ata që shihnin buzë lumit nuk e kuptonin që kishim llogaritur gjithçka në detaje. Kemi 40 vjet që kalojmë poshtë këtyre urave’, tha ai.

Jahti ‘Galactica’ ka vend për 12 persona, të ndarë në 6 kabina. Në të mund të qëndrojnë edhe 19 persona, pjesë të ekuipazhit. Jahti punon me katër motorë, me 19 mijë kuaj fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco