Studimi: Dy orë lojë në natyrë i ndihmon fëmijët të mësojnë dhe të djegin energji

Studimi: Dy orë lojë në natyrë i ndihmon fëmijët të mësojnë dhe të djegin energji

14:49, 07/01/2022
A+ Aa A-

Fëmijët përfitojnë shumë nga vrapimi, kërcimi, ngjitja dhe loja jashtë. 

Koha e kaluar jashtë redukton ankthin dhe hiperaktivitetin dhe ngre humorin, thotë psikoterapistja.

Joan Fortune, një psikoterapiste, inkurajon prindërit që t'i nxjerrin fëmijët jashtë çdo ditë, në mënyrë ideale për të paktën dy orë. 

Kalimi i kohës duke luajtur jashtë në natyrë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të ankthit dhe uljen e hiperaktivitetit, thotë Fortune.

“Fëmijët kanë nevojë për dy deri në tre orë lojë fizike në natyrë dhe shumë nuk e kuptojnë atë. Kjo i ndihmon ata të mësojnë, përpunojnë dhe djegin energji. “Koha e kaluar jashtë redukton ankthin dhe hiperaktivitetin, ngre humorin dhe ndërton aftësitë për të luajtur së bashku”, thotë Fortjun.

Kur fëmijët janë më të lumtur dhe më të relaksuar, zgjuar dhe të harmonizuar, ata janë më të hapur për të mësuar. 

Prindërit do të përfitojnë edhe nga dalja me fëmijët e tyre.

“Fëmijët përfitojnë shumë nga vrapimi, kërcimi, ngjitja dhe loja në natyrë”, thotë Joan.

Edhe pse dy orë në ditë do të ishin ideale, çdo kohë e kaluar jashtë mund të jetë e dobishme, prandaj përpiquni të vendosni pak më shumë kohën e kaluar jashtë në orarin tuaj, shkruan Metro , transmeton 24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco