VIDEO/ Filmohet peshkaqeni ‘më i vrarë në botë’, i mbuluar me gërvishtje, kafshime dhe ...

VIDEO/ Filmohet peshkaqeni ‘më i vrarë në botë’, i mbuluar me gërvishtje, kafshime dhe ...

16:09, 10/11/2021
A+ Aa A-

Këto janë momentet e rralla kur ai që njihet tashmë si ‘peshkaqeni më i rrahur i botës’ është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë.

Në pamjet e shpërndara  online, krijesa 4 metra e gjatë shihet që noton qetësisht drejt filmuesit Dean Spraakman, në ujërat pranë ishujve Neptune.

Teksa kafsha noton pranë tij, dhjetra gërvishtje e plagë të të gjitha llojeve shihet që i mbulojnë trupin, në flatra, velëza në kokë e në bisht.

Filmimi 1-minutësh tregon dhe shenja kafshimesh, teksa shumica e tyre janë në anë të djathtë të peshkaqenit.

Spraakman tha se nuk kishte parë kurrë një peshkaqen në gjendje të tillë. ‘Është një peshkaqen i mrekullueshëm që ka kaluar ca kohë të veshtira. Unë fillimisht besoja se kafsha ishte në dhimbje, por ai notonte i qetë dhe në sjelljen e tij kishte një butësi të çuditshme’.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në videon e YouTube, Spraakman tha se besonte se plagët e tij mund të vinin nga një helikë barke, ose nga një rezervat i mbyllur peshqish ton, ku peshkaqenë dhe kafshë të tjera detare kanë ngecur edhe më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco