Nuk e ndalin as skandalet, Facebook për 3 muaj fiton 9 miliardë dollarë

Nuk e ndalin as skandalet, Facebook për 3 muaj fiton 9 miliardë dollarë

16:05, 26/10/2021
A+ Aa A-

Facebook ka njoftuar se ka fituar plot 9 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit.

Pavarësisht skandaleve për gjuhën e urrejtjes, Facebook ka marrë fitimet më të larta se asnjëherë më parë, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Gjiganti i medieve sociale siguroi 9 miliardë dollarë fitim në tre muajt deri në shtator, nga 7.8 miliardë dollarë që fitoi  vitin e kaluar.

Frances Haugen, një ish menaxhere e Facebook ka publikuar një sërë  dokumentesh të brendshme për publikun, duke pretenduar se Facebook ka menduar më shumë për interesin e tij se sa për sigurinë e përdoruesve.

Sipas raporteve të shumta, Facebook ka dështuar në moderimin e përmbajtjes duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe trafikimin seksual jashtë SHBA-së.

Në 12 muajt deri më 30 shtator, gjiganti i medieve sociale tha se numri i përdoruesve gjatë një muaji ishte rritur me 6% përkatësisht 2.91 miliardë.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerburg u tha investitorëve në një vide-konferencë: ‘Ajo që po shohim është një përpjekje e koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumentet për të paraqitur një pamje të rreme të kompanisë sonë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco