Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Gjeli terrorizon lagjen, plagos njerëzit me sqep

VIDEO/ Gjeli terrorizon lagjen, plagos njerëzit me sqep

09:13, 03/10/2021
A+ Aa A-

Një burrë në Queens ( lagje në New York) u sulmua gjatë rrugës për në punë.

Fillimisht kur mendon për një sulm mendja mund të shkojë të bandat e armatosura ose tek qentë.

Por, incidenti i raportuar nga NBC, megjithatë, është disi i ndryshëm, pasi autori ishte një gjel.

‘Viktima’ e tij e fundit ishte një burrë që po kthehej në shtëpi nga puna.

‘Si zakonisht po kthehesha nga puna dhe ndjeva një pickim në dorën e majtë,’ tha Leon Suseran , i cili u përpoq ta godiste me këmbë, por ai vazhdonte ta kafshonte.

‘Ai ishte agresiv, gati djallëzor. Ndërsa gjaku buronte nga plaga, ai po përpiqej të më kafshonte përsëri .’

‘Armiku me pendë’ i Suseran nuk është vetëm ndonjë gjel i zakonshëm, ka një reputacion në lagje.

Ata që jetojnë në zonë thanë se gjeli dhe një grup pulash kanë vite që bredhin në zonën rreth Rrugës 169, duke terrorizuar njerëzit.

 ‘Kam dëgjuar që fëmijët nuk mund të ngasin skuter dhe nuk mund të ecin lirshëm. Duhet të jeni të kujdesshëm tani nga gjeli,’ tha fqinji duke qeshur. shkruan NBC.

Është e vështirë të mos qeshësh me idenë se njerëzit tani duhet të mbajnë sytë hapur dhe të mbrohen nga një gjel sulmues në rrugët e qytetit të Nju Jorkut. Por kushdo që jeton në zonë thotë se nuk është shaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco