VIDEO/ Skandali në Rusi, mësuesja mirëpret nxënësit e shkollave fillore me muzikë orientale

VIDEO/ Skandali në Rusi, mësuesja mirëpret nxënësit e shkollave fillore me muzikë orientale

11:16, 07/09/2021
A+ Aa A-

Ndërsa sezoni i ri shkollor po fillon në shumë vende të botës pas përfundmit të pushimeve verore, një shkollë në Rusi ka shkaktuar debat pasi ka vendosur të mirëpresë nxënësit me një shfaqje me muzikë orientale.

Prindërit e fëmijëve shumica e të cilëve ishin shtatë vjeç kanë mbetur të shtangur kur një mësuese e shkollës është shfaqur me veshjen e kërcimit belly dance në oborrin eshkollës.

Tradicionalisht në Rusi kur fillon sezoni i ri shkollor pas pushimeve të verës e njohur si ‘Dita e diturisë’  jepen shfaqje muzikore.

Por për të gjithë të pranishmit e kësaj shkollë në qytetin juglindor të Khabarovsk kjo ishte një suprizë e madhe kur në vend të një shfaqje të tillë tradicionale u shfaq mësuesja duke kërcyer muzikë orientale.

Një artikull i mediave lokale ka shkruar:

‘Ata minuan të gjithë punën arsimore të shkollës. Drejtuesi i shkollës duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e mësuesve të tij. Përveç kësaj një seri kontrollesh zyrtare duhet të kryhen në shkollë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco