Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Krijuesi i lojës së famshme vdes në moshën 69-vjeçare

Krijuesi i lojës së famshme vdes në moshën 69-vjeçare

12:45, 17/08/2021
A+ Aa A-

Maki Kaji, botuesi japonez që bëri popullor rebusin me numra, sudoku, që luhet çdo ditë nga miliona njerëz kudo në botë, vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare.

Ai braktisi studimet universitare dhe punoi në një shtëpi botuese para se të themelonte revistën e parë me quiz-e në Japoni. Kaji mori shtysë nga një rebus ekzistues me numra për të krijuar atë që më vonë e quajti ‘Sudoku’ diku në mesin e viteve ’80.

Rebusi i tij është një lojë që kërkon mbushjen e një rrjete me 9x9 blloqe, me nga nëntë kuti në çdo bllok, në mënyrë të tillë që të gjitha kolonat, vertikale dhe horizontale, të përmbajnë numrat nga njëshi te nënta pa u përsëritur. Numri i shifrave të para-plotësuara në fillim të lojës përcakton nivelin e vështirësisë së Sudokut.

Loja u bë popullore jashtë Japonisë rreth dy dekada më parë pasi gazetat e huaja nisën të botonin Sudokun. Sot janë mbi 100 milion njerëz kudo të botë që përpiqen çdo ditë ta zgjidhën atë. Që nga viti 2006 zhvillohet edhe një kampionat botëror i përvitshëm.

Kaji u detyrua nga sëmundja të dorëhiqej si kreu i kompanisë në korrik dhe vdiq nga kanceri në kanalin biliar më 10 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco