FOTO/ Komuna ku shoferët paralajmërohen se fëmijët luajnë me top në rrugë

FOTO/ Komuna ku shoferët paralajmërohen se fëmijët luajnë me top në rrugë

11:13, 16/08/2021
A+ Aa A-

Në Mattinata, komunë në Puglia, sinjalet rrugore lënë pak vend për dyshime dhe interpretime: këtu fëmijët (siç lexohet në tabelën në foto) kanë lënë mënjanë celularë e tableta dhe, ashtu si në erën pre-social, dalin në rrugë e luajnë futboll apo hapa dollapa.

E bëjnë nëpër rrugët e shkallët e fshatit me shtëpi të bardha buzë detit.

Administrata e komunës që ka vendosur tabela të tilla anës rrugëve shpjegon se ‘nuk janë shenja ndaluese, por ftesa për dëfrim, përfshirje, respekt, lumturi për të rritur e fëmijë’.

Mattinata nuk është e re në vendosjen e tabelave ‘të pazakonta’. Para disa muajve, në belvedere u shfaq një panel kushtuar artit të puthjes në të gjitha llojet e tij: nga ai mes dy të dashuruarve, pas asnjë diskriminim, te ai midis nënës e fëmijës.

‘Duam një komunitet ku cilësia e jetës t’u përshtatet të gjithëve, të vegjël e të rritur. Një komunitet të gjallë, mikpritës, të dashur’, thotë kryebashkiaku Michele Bisceglia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco