Pse japonezët janë kundër martesës

Pse japonezët janë kundër martesës

20:01, 15/08/2021
A+ Aa A-

Edhe pse të qenit beqar nuk është domosdoshmërisht një temë tabu në shumicën e vendeve të botës, për japonezët, është ende një territor i panjohur, në të cilin jo shumë janë të gatshëm të hyjnë.

Sidoqoftë, numri i njerëzve që qëndrojnë beqarë në Japoni po rritet çdo vit dhe ata mendojnë se të jetuarit vetëm sjell më shumë përfitime

 ‘Bright Side’ tregon pse njerëzit në Japoni duan të jetojnë beqarë, pa një partner në krah.

Gratë japoneze duan të mbështeten tek forcat e tyre.

Gratë në Japoni po zgjedhin të qëndrojnë beqare gjithnjë e më shumë, sepse duan të zbulojnë se si mund të jetojnë vetë dhe të gjejnë pikat e tyre të forta.Disa kohë më parë, ato gra që zgjidhnin të qëndronin beqare përballeshin me fyerje nga komuniteti i tyre, por sot, kjo situatë po përmirësohet dhe paragjykimi po z behet gjithnjë e më shumë.

Jeta martesore duket si një barrë për gratë japoneze. Sot, ka gjithnjë e më shumë gra që punojnë në Japoni. Pavarësisht kësaj, gratë ende duhet të mbajnë përgjegjësinë e kujdesit për fëmijët dhe punët e shtëpisë, dhe pritet që ato po ashtu të ndihmojnë të afërmit e moshuar.

Për shkak të këtyre standardeve të dyfishta, gratë nuk duan të martohen fare dhe dëshirojnë të qëndrojnë të fokusuara tek liria dhe puna e tyre. Gratë japoneze duan të përqendrohen tek karriera.

Edhe pse 70% deri 75% e grave nga mosha 25 deri në 60 vjeç e lart kanë punë, karriera e tyre ndalet për shkak të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Kjo është arsyeja pse, për gratë në Japoni, të martohesh do të thotë të marrësh mbi supe shumë më tepër përgjegjësi sa ç’mund të mendoni. Për shkak të kësaj, ato do të kenë shumë më pak kohë për të bërë atë që u pëlqen, përfshirë edhe karrierën e tyre.

Kjo është një arsye tjetër pse ato zgjedhin të përqendrohen në karrierën e tyre dhe të mos martohen. Ato kanë një të afërm të moshuar për të cilin duhet të kujdesen. Disa gra vendosin të mos martohen që të kenë mundësinë të kujdesen për një anëtar të moshuar të familjes, që kryesisht është nëna.

Ato ndjejnë se nuk kanë guximin për t’i lënë ato dhe të martohen, edhe pse mund të kenë pasur disa mundësi për ta bërë këtë. Burrat japonezë duket sikur nuk mund të mbajnë një grua dhe një familje.

Sipas burrave japonezë, puna dhe angazhimet që kanë nuk i favorizojnë që të martohen dhe të kenë një familje. Kjo ka bërë që shumë meshkuj të vendosin të qëndrojnë beqarë. Sipas normave shoqërore, burrat janë ata që duhet të kujdesen për gruan dhe familjen financiarisht, dhe shumë prej tyre ndihen sikur nuk mund ta bëjnë këtë.

Burrat në Japoni duan të shpenzojnë para vetëm për veten e tyre.

Një nga arsyet pse burrat në Japoni preferojnë të qëndrojnë beqarë është sepse nuk duan t’i ndajnë paratë e tyre me njerëz të tjerë. Ata duan të shpenzojnë vetëm për veten, të kenë liri për të zgjedhur se për çfarë duan t’i shpenzojnë paratë.Qytetet japoneze e bëjnë jetën beqare të duket më e lehtë.

Njerëzit japonezë janë më pak të interesuar të kenë marrëdhënie dhe përpiqen të shijojnë lirinë, sepse qytetet ua bëjnë jetën shumë më të lehtë beqarëve.

Madje ka restorante që shërbejnë darka individuale dhe hotele të dizajnuara për burrat që udhëtojnë vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco