Kujdes! Ja disa ushqime që nuk duhet t'u jepni qenve

Kujdes! Ja disa ushqime që nuk duhet t'u jepni qenve

10:59, 06/05/2021
A+ Aa A-

Gjithçka që është e shijshme për njerëzit nuk duhet të konsumohet nga kafshët shtëpiake të tyre me katër këmbë. 

Disa ushqime dhe pije janë toksike, dhe në rastin më të keq mund të jenë fatale për qentë.

Kështu rrushi përmban acid oksalik i cili te qentë mund të shkaktojë dështim akut të veshkave dhe mund të jetë kërcënues për jetën.

Qentë nuk duhet të marrin as kafe sepse përbërësi i tij metilksantina ndikon në sistemin e tyre nervor dhe në disa raste mund të rezultojë në vdekje. 

Simptomat përfshijnë kriza, dridhje, shqetësim, hipertermi, diarre, të vjella dhe aritmi kardiake.

Kakaoja dhe çokollata janë problematike për shkak të tobrominës, një alkaloid i hidhur. 

Për këlyshët dhe qentë më të vegjël, edhe sasi të vogla mund të jenë fatale.

Fasulet e papërpunuara përmbajnë fitemagaglutinin që mund të shkaktojë mpiksjen e qelizave të kuqe të gjakut. 

Pasojat janë ënjtja e mëlçisë, ethet dhe ngërçet në bark, shkruan dpa. Fasulet e gatuara nuk janë të dëmshme për qentë.

Acidi sulfurik nga qepët e kuqe shkatërron qelizat e kuqe të qenit.

Qepët janë helmuese për qentë në sasinë prej pesë deri në dhjetë gram për kilogram të peshës trupore. 

Më shpesh rezulton në diarre, gjak në urinë, të vjella dhe gulçim.

Kockat e shpezëve janë të mprehta dhe thyhen lehtësisht, gjë që mund të çojë në dëmtime serioze të zgavrës me gojë, fytit dhe stomakut tek qentë, dhe avokadot përmbajnë përbërjen kimike, e cila shkakton diarre dhe të vjella dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për qentë.

Xylitol, një sheqer zëvendësues që gjendet në disa produkte, gjithashtu mund të jetë fatal për qentë sepse shkakton sekretim të shtuar të insulinës 10 deri në 30 minuta pas konsumimit, gjë që çon në hipoglikemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco