VIDEO/ Po operonte pacientin, mjeku merr pjesë live në seancën gjyqësore

VIDEO/ Po operonte pacientin, mjeku merr pjesë live në seancën gjyqësore

17:07, 28/02/2021
A+ Aa A-

Një kirurg në Sakramento të Kalifornisë ishte duke operuar një pacient në sallë teksa i është bashkuar një seance gjyqësore përmes Zoom-it.

Scott Green ishte i veshur me veshje kirurgjike në momentin që u paraqit në seancën gjyqësore përmes Zoom.

I pyetur nga gjyqtari, doktori tha se do të vazhdonte ashtu se  po priste edhe një operacion tjetër më pas BBC. Mirëpo, sipas gjyqtarit, paraqitja e tij nga salla e operacionit nuk është e përshtatshme, duke e shtyrë kështu gjykimin.

Para se të niste gjykimi i cili po transmetohej direkt në YouTube, një nëpunës i gjykatës e kishte pyetur kirurgun plastik nëse ishte i gatshëm për gjykimin.

Doktor Green kishte bërë me dije se kishte edhe një kirurg tjetër që po i ndihmonte me operacionin dhe se mund të vazhdonte.

Ndërsa gjyqtari i rastit ripërsëriti se kjo do të ishte e papërshtatshme dhe e dëmshme për sigurinë e pacientit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco