Avokati kapet duke kryer marrëdhënie sek*uale gjatë një seance gjyqësore virtuale

Avokati kapet duke kryer marrëdhënie sek*uale gjatë një seance gjyqësore virtuale

09:21, 02/02/2021
A+ Aa A-

Një avokat në Peru harroi të fikte kamerën e tij dhe u regjistrua teksa ai kryente marrëdhënëie seksuale gjatë një seance virtuale.

Incidenti ndodhi të enjten që lamë pas, gjatë një seance në Gjykatën Superiore të Drejtësisë në departamentin peruan të Junin.

Kur kuptuan se çfarë po ndodhte, magjistratët dhe të pandehurit lajmëruan kreun e Gjykatës Përgatitore të Hetimit Pichanaki, John Chahua Torres, i cili urdhëroi, pushim e çështjes për avokatin. 

Kur seanca rifilloi, Chahua kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë Publike dhe akuzoi avokatin, të identifikuar si Héctor Cipriano Paredes, për "mungesën e nderit dhe dinjitetit të profesionit dhe imazhit të kësaj Fuqie të Shtetit".

Si Shoqata e Avokatëve të Junín ashtu edhe Gjykata Superiore e Drejtësisë Selva Qendrore folën për atë që ndodhi dhe kërkuan një hetim të plotë të skandalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco