Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Godet me thikë burrin, pasi i gjeti fotot duke bërë seks ... Leonora nuk njohu veten

Godet me thikë burrin, pasi i gjeti fotot duke bërë seks ... Leonora nuk njohu veten

15:02, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një grua xheloze është arrestuar nga policia meksikane pasi goditi shumë herë me thikë burrin e saj, e tërbuar nga zemërimi kur i gjeti në celular disa foto të vjetra ku ai bënte seks me një grua tjetër. Ngjarja që mund të kthehej në tragjike është gjithashtu komike, pasi ‘gruaja tjetër’ ishte vetë ajo, në moshë më të re.

Gruaja, e identifikuar nga policia vetëm si ‘Leonora R’, u arrestua javën e kaluar, pas sinjalizimeve nga fqinjët për një sherr familjar në komunën Cajeme. Kur policët mbërritën atje, panë se burri i Leonorës, i identifikuar si ‘Juan N’, kishte shumë plagë thike në krahë e këmbë.

Sulmi i dhunshëm duket se ndodhi kur Leonora gjeti fotot në celularin e Juanit, që e tregonin atë duke bërë seks, sipas saj, me një grua tjetër. Pa i dhënë kohë për shpjegime, Leonora i nguli shumë herë thikën, duke e sharë. Më pas Juan arriti t’ia hiqte thikën nga dora dhe e pyeti se për çfarë fotosh e kishte fjalën.

Pastaj i shpjegoi se në foto ishin pikërisht ata të dy, vite më parë, ende të pamartuar.

Me sa duket Leonora nuk e njohur menjëherë veten, pasi gruaja në foto ishte shumë më e re, më e dobët, dhe me makijazh, sipas Dossier Politico.

Juan i tha policisë se i kishte gjetur fotot në një email të vjetër dhe i kishte ruajtur më pas në celular. Sipas raporteve, ajo e njohu shpejt veten më pas.

Leonora tani është në arrest në pritje të akuzës, ndërsa shkalla e dëmtimeve të Juanit nuk është bërë e ditur. Ai është në spital, por pritet ta kalojë pa probleme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco