Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Ulërima ndërsa 'babai i fasules' detyron fëmijën e uritur të hapë kanaçen

Ulërima ndërsa 'babai i fasules' detyron fëmijën e uritur të hapë kanaçen

10:54, 05/01/2021
A+ Aa A-

Një baba në SH.B.A. i cili u mburr me aftësitë e tij prindërore pasi i tha vajzës së tij të uritur nëntë vjeçare të hapte një kanaçe fasule ose të shkonte të flinte pa u ushqyer ka shkaktuar protesta në mediat sociale.

'Pas gjashtë orësh vajza ime e hapi me sukses kanaçen dhe më në fund u lejua të hante' shkroi  ai në Twitter, postim i cili tashmë është fshirë.

Babai,  pretendoi se kjo  ishte një fitore për "prindër të mirë".

Por prindër të tjerë e akuzuan atë për neglizhencë, ndërsa disa sugjeruan se ai shpiku historinë për të tërhequr vëmendjen.

Përdoruesit e Twitter i vunë nofkën babait "babai i fasule" pasi incidenti shkaktoi një debat tjetër të nxehtë në mediat sociale, ku metodat e prindërimit janë një shkak i shpeshtë i mosmarrëveshjeve.

John Roderick, i cili është gjithashtu një muzikant, ndau historinë të shtunën në Twitter, duke shpjeguar se filloi kur vajza e tij i kërkoi të bënte fasule të pjekura.

''Pasi ajo i solli një hapësen e kanaçes, ai e pyeti se si mendonte se funksiononte një hapëse e tillë. Kur ajo tha që ajo nuk e dinte,mendova se një moment mësimi sapo ra në prehrin tim' u shpreh ''babai i fasuleve' duke shtuar :

"Ajo ishte pranë meje duke u ankuar dhe rënkuar duke u përpjekur për të marrë gjënë. Unë e dija se kjo do të ishte një sfidë. Përfundimisht ajo e hapi kanaçen dhe i hëngri fasulet' 

Ky postim  i tij nëTwitter u shpërnda shumë shpejt ndërsa përdoruesit e tjerë e dënuan incidentin, duke sugjeruar se ishte një prind i dobët.

"Është shumë e vlefshme t'i mësosh fëmijët se nuk janë vetëm në botë dhe se nuk ka turp të kërkosh ndihmë dhe mbështetje nga njerëzit e tjerë", shkroi gazetari Jason Schreier .

Një përdorues tjetër sugjeroi që postimi i  Z. Roderick ishte "qesharake" - dhe se ai thjesht duhet të kishte ushqyer vajzën e tij, dhe më pas ti tregonte asaj se si të përdorte një hapëse kanaçe.

Një pjesë e vogël e përdoruesve ishin dakord me mësimin që z. Roderick duke pretenduar se ai i dha fëmijës së tij një mësim.

"Kjo mëson pavarësinë dhe rritjen personale. Ai nuk bëri asgjë të gabuar d" shkroi një tjetër përdorues.

Z. Roderick nuk i'u përgjigj kërkesave të mediave për komente, por u mbrojt në Twitter përpara se të fshinte më vonë llogarinë e tij.

Ndërsa një grua që tha se ishte mësuese dhe  sugjeroi se ishte një mënyrë e dobët për të edukuar fëmijët.

"Fëmijët mësojnë më mirë kur nuk janë të uritur. Gjithkush mëson ndryshe dhe qasje të ndryshme (p.sh. një dorë udhëzuese) janë të dobishme, veçanërisht nëse / kur dikush lufton," tha ajo.

"Gjërat që i mësuat fëmijës tuaj: ushqimi duhet të fitohet; ngrënia e çrregullt  dhe ndëshkimi i vetes duke mos ngrënë; kërkimi i ndihmës është i kotë," shkroi ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco