Një nënë zbulon sekretin se si të rritësh fëmijë të suksesshëm

Një nënë zbulon sekretin se si të rritësh fëmijë të suksesshëm

13:01, 28/12/2020
A+ Aa A-

Sara Blakely themeluese dhe CEO e Spanx, shndërroi një biznes që kushtonte vetëm 5000 dollarë në një biznes miliarda dollarësh, pasi nxorri në treg markën e saj të rrobave.

Dhe sipas Blakely shumica e suksesit të saj është për shkak të edukimit të nënës së saj Ellen Blakely.

Në fakt Ellen arriti ti ketë të dy fëmijët e saj sipërmarrës të suksesshëm:

Sara 49 vjeç dhe gjithashtu Ford Blakely vëllai 45 vjeçar i Sarës, i cili kroji platformën e mesazheve Zingle, e cila u ble nga Medallia për 42 milion dollarë në 2019, sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë.

Por si e bëri Ellen që rriti dy fëmijë të suksesshëm?

‘Ishte e rëndësishme për mua t’u jepja atyre liri për të eksploruar atë që donin të bënin në jetën e tyre. Ata kishin në dispozicion shumë kohë që nuk mendoj se fëmijët e sotëm e kanë. Mendoj se koha e lirë është kaq e rëndësishme. Gjërat janë aq të programuara tani me sporte dhe aktivitete saqë prindërit i shtyjnë ato vazhdimisht ti ndjekin. Ne nuk e bënim këtë gjë’ është shprehur Ellen duke shtuar se fëmijët e saj mërziteshin vazhdimisht dhe rekomandon që prindërit të bëjnë të njëjtën gjë me fëmijët e tyre:

‘Sara shpesh herë më thoshte :Mami nuk kam asgjë për të bërë. Ajo ishte e mërzitur dhe unë ju thoja: Ja ku ke shumë lodra. Unë me të vërtetë nuk e argëtoja atë por koha e lirë i rriti kreativitetin dhe të mësuarit për të argëtuar veten e tyre dhe Sara ishte një mjeshtër në këtë.

‘Në shkollën fillore ajo filloi të bënte vizatime, duke i vendosur në karrocën e kuqe dhe më pas  i’ua shiste fqinjëve. Ajo gjithashtu bëri stenda për limonadë.

'Si adoleshente, Sara filloi një shërbim të improvizuar të kujdestarisë së fëmijëve në hotelin Hilton në qytetin e saj të lindjes Clearwater Beach, Florida, shprehet ajo. 

Ajo bindi një djalë të pishinës që ta linte të përdorte një dhomë të pabanuar dhe vuri fletushkat për të tërhequr vëmendjen e prindërve.

“Pjesa më qesharake ishte se, administrata në hotel nuk e dinte se ajo po e bënte atë,” tha Ellen. 

“Ajo vinte në shtëpi me kartëmonedhat e saj, por nuk kishte të bënte me paratë, por kishte të bënte me diçka. Ishte kaq argëtuese për të. 

Por asnjë nga çmenduritë e Sarës nuk e befasoi kurrë mamanë e saj.

Ellen tha se stili i saj i relaksuar i prindërimit u dha fëmijëve të saj lirinë për të “eksploruar dhe provuar gjëra”, gjë që çoi në rritjen e shpirtit të tyre sipërmarrës.

“Lejoni [fëmijët] të gjejnë pasionin e tyre,” i tha Ellen, Reilly . 

“Kushtojini vëmendje të kujdesshme gjërave që u pëlqen vërtet dhe inkurajojeni këtë. Është shumë e vështirë të jesh prind ”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco