Dëgjonte radion e huaj, ja çfarë i ndodhi peshkatarit në Korenë e Veriut

Dëgjonte radion e huaj, ja çfarë i ndodhi peshkatarit në Korenë e Veriut

12:52, 18/12/2020
A+ Aa A-

Kapiteni i një anije peshkimi në Korenë e Veriut u ekzekutua në publik pasi dëgjonte një radio të huaj.

Sipas Daily Mail, 40-vjeçari dëgjonte Radio Azia e Lirë, e financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marinari, i cili më parë kishte shërbyer në ushtri, pranoi se të njëjtën radio e dëgjonte prej 15 vitesh. Kur dilte për peshkim, ai dëgjonte lajmet dhe programet e radios së huaj në det të hapur.

Kapiteni i anijes së peshkimit ishte spiunuar nga kolegët e tij për radion e huaj që dëgjonte.

Autoritetet koreano-veriore e ekzekutuan atë në publik përpara 100 punëtorëve të tjerë të peshkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco