Policia i bastisë dasmën, nusja shpërthen në lot

Policia i bastisë dasmën, nusja shpërthen në lot

12:41, 11/12/2020
A+ Aa A-

Ekipet e policisë në Bursa ( Turqi) janë njoftuar se një martesë po mbahet në një sallë në Yigitler, në kundërshtim me masat e marra anti-covid.

Kur panë që policia po vinte disa nga të ftuarit shkuan në katin e sipërm të sallës së dasmës dhe donin të fshiheshin.

Image

Ekipet shkuan dhomë më dhomë dhe gjetën njerëzit që ishin fshehur.

Nga ana tjetër disa mysafirë deklaruan se përgjegjësia u takon pronarëve të biznesit dhe dasmave dhe kërkuan që të mos gjobiten.

Image

Policia gjobiti 25 persona, duke përfshirë nusen dhe dhëndrin dhe operatorin e sallonit, në një total prej 78 mijë e 750 TL.

Gjatë bastisjes, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj po mundoheshin ta ngushëllonin atë. 

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Teresa12/12/2020 11:45

Idiota ju nuk beheni Njerez! Njerezit po vdesin ne Turqi pa mundur ti numerojne e ju beni Martesa e mblidheni duke ja lene Virusin njeri tjetrit. Sot Nusja qan se ju prish Martesa por neser do te qaje se i vdes i ati dhe e ema nga Corona...sa Driteshkurter ???

Shto koment

Denonco