FOTO/ Disa ide të thjeshta për të personalizuar tryezën tuaj për festat e fundvitit

FOTO/ Disa ide të thjeshta për të personalizuar tryezën tuaj për festat e fundvitit

12:59, 30/11/2020
A+ Aa A-

Festat e fundvitit po afrohen, dhe është koha të fillojmë të mendojmë për dekorimin e shtëpisë, menutë dhe dhuratat. 

Edhe pse jemi në mes të një pandemie, nuk mund të mos mungojnë zbukimet apo dekoret në shtëpi.

Ju tregojmë disa ide të thjeshta dhe të lira për ta bërë tryezën tuaj diçka unike pa kërkuar një shpenzim të madh. 

Përveç elementeve me lule ose duke i dhënë një pamje tjetër mbulesës së tavolinës me detaje të vogla si yje ose qirinj, mund të përgatisni diçka origjinale që t’i jepni një stil tjetër tavolinës tuaj festive.

Përdoni ngjyrat nude ose bezhë, duke e thyer me një ngjyrë të kuqe. Merrni disa buqeta me lule ose ndonjë lule që ka ngjyrë të kuqe, një detaj natyral shumë tipik i Krishtlindjeve por njëkohësisht elegant. 

Një mënyrë tjetër për të sjellë diçka festive dhe ndryshe në tryezën e festave, është të përqendroheni në peceta. 

Kombinoni një mbulesë tavoline natyrale me peceta që i përshtaten stilit tuaj (retro, moderne, klasike ...), madje të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe me disa elemente shtesë. Si ndonjë guaskë pemësh të thara dhe etiketa, me emrat e të ftuarve tuaj. 

Fëmijët janë ata kënaqen më shumë për festa.

Përgatisni disa postera të vegjël, ku mund të vizatoni siluetën e një peme të Krishtlindjes. 

Priteni letrën dhe dekorojeni duke ngjitur disa topa të vegjël pambuku./Burimi:Hola/ K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco