I lë smartphon-in vajzës 2 vjeçare, ajo e fotografon nudo dhe i bën ‘gjëmën’

I lë smartphon-in vajzës 2 vjeçare, ajo e fotografon nudo dhe i bën ‘gjëmën’

09:14, 19/10/2020
A+ Aa A-

Sa nëna e kanë zakon ta lënë smartphone-in në duart e fëmijëvë të tyre, mbase për ti shpërqëndruar ndërsa janë të zëna me punë të tjera.

Sigurisht që Emily Schmitt nga Ohio (Amerikë) tani do ta bëjë atë më rrallë për shkak të incidentit me vajzën e saj dy vjeçare.

30 vjeçarja teksa thante flokët pas një dushi, vajza e saj e fotografoi të zhveshur dhe më pas i dërgoi ato në të gjitha kontaktet që nëna e saj kishte në Snapchat.

Faleminderit për foton nudo që më dërgove- Gruaja e kishte lënë Carsyn, 2 vjeç që të luante me telefonin e saj ndërsa thante flokët. Padyshim që ajo nuk e kishte idenë se vajza e saj po i bënte foto derisa mori një mesazh nga një koleg: Faleminderit për foton nudo që më dërgove’.

Por ateherë ishte shumë vonë.

Një ish mik kolegji- 'Ndjeva se po vdisja' është shprehur gruaja për shtypin lokal. Kur e kuptoi keqkutpimin ajo zbuloi se të gjithë e kishin marrë foton e saj nudo.

Për fat të mirë të gjithë njerëzit qeshën me foton dhe menjëherë vazhduan ta fshinin.

"Ishte kënaqësi të shpjegoje se çfarë ndodhi," tha Emily, e cila më pas vazhdoi të kërkojë falje për kontaktet e saj për atë që ndodhi. 

Disa kishin marrë dhe një foto të këmbës së vajzës së vogël.

Emily gjithashtu u shpreh se ka marrë shumë mesazhe solidariteti nga nënat e tjera që kanë përjetuar gjëra po aq të turpshme për shkak të telefonave të lënë në duart e fëmijëve të tyre ( dikush i shkroi se fëmija e saj filloi të filmonte live në Facebook  ndërsa ajo ishte zhveshur). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco