VIDEO/ 5 vjeçari hero mbron familjen nga grabitësit e armatosur

VIDEO/ 5 vjeçari hero mbron familjen nga grabitësit e armatosur

20:36, 13/10/2020
A+ Aa A-

Një djalë 5 vjeçar është heroi i ditës. 5 vjeçari është kapur në video duke “luftuar” me një nga katër personat e armatosur që u futën në shtëpinë e tij.

Departamenti i Policisë South Bend, tha se ngjarja ka ndodhur më 30 shtator.

Në video shihen, dy grabitësit me armë, teksa afrohen pranë gruasë që po hekuros, e cila ndodhet në shtëpi, me dy fëmijët e saj të vegjël.

Njëri nga personat e armatosur mban armën vetëm disa metra larg fytyrës së gruas, ndërsa djali fillon ta godasë nga mbrapa.

"Kjo video është jashtëzakonisht shqetësuese. Ju mund të shihni një djalë të vogël duke goditur një nga të dyshuarit e armatosur ndërsa ai përpiqet të mbrojë shtëpinë e tij. Është detyra jonë tani ta mbrojmë atë,” deklaroi departamenti i policisë./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco