Zgjohet nga koma dhe zbulon se bashkëshorti ishte martuar me nënën e saj

Zgjohet nga koma dhe zbulon se bashkëshorti ishte martuar me nënën e saj

09:37, 05/10/2020
A+ Aa A-

Kamylla Wanessa Cordeiro de Melo pretendon se u takua me burrin e ëndërrave të saj kur ishte 25 vjeç edhe pse ai ishte 10 vite më i madh  ‘ata ranë në dashuri'.

Dyshja u martuan në 2013 dhe Kamylla nga Brazili shprehet se djali i tyre që tani është gjashtë vjeç mbërriti një vit pas një ‘shtatzënie të komplikuar’.

Por jeta e saj përrallore u prish në vitin 2017 kur pësoi një goditje në tru pas një operacioni për të rregulluar hormonet e saj.

Ajo ra në koma për 78 ditë ndërsa po qëndronte në kujdesin intesiv, familja e saj në vend që të mblidhej dhe të qëndronte afër, Kamylla pretendon se mamaja e saj vodhi burrin- dhe më vonë u martua me të.

Kamyll është shprehur :

“Gjatë kësaj periudhe, nëna ime - betohem se nuk mund ta quaj më nënë - shkoi për të ndihmuar bashkëshortin tim që të kujdesej për djalin tim i cili në atë kohë, ishte 4 vjeç.

'Vetëm më vonë mësova se në katër muajt që kalova në spital, midis jetës dhe vdekjes, ish-i im më kishte vizituar vetëm dy herë dhe nëna imë asnjëherë."

Kur ajo u zgjua, babai i Kamyllës e mori atë nga spitali dhe i dha lajmin shkatërrues.

Kur mësoi për tradhtinë e dyfishtë, ajo tha se përjetoi "dhimbjen më të keqe" në jetën e saj dhe ndihej sikur po goditej me thikë në gjoks si një përzierje e "zhgënjimit dhe mosbesimit".

Ajo shtoi:

"Kohët e fundit mësova se nëna ime  festoi përvjetorin e marrëdhënies së tyre në 2 mars, madje pa asnjë problem ajo filloi të dilte me burrin tim të atëhershëm ndërsa isha në spital."

Djali e sheh babanë disa herë në javë, por Kamylla mendon se nuk është e shëndetshme që një 6-vjeçar të ekspozohet ndaj një situate kaq toksike dhe të tmerrshme.

Ajo gjithashtu konfirmoi se ka arritur të harroj këtë histori dhe që nga ajo kohë është takuar me dikë tjetër prej gati 10 muajsh.

Kamylla thotë se ajo tani është përqendruar tani tek babai dhe djali i saj, duke i quajtur ata "të dashurit  e përsosur".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco