Sot, dita botërore e kafshëve

Sot, dita botërore e kafshëve

10:38, 04/10/2020
A+ Aa A-

Sot është dita botërore e kafshëve.

Fillimet e kësaj feste datojnë në vitin 1931 në Firence të Italisë.

4-Tetori është zgjedhur si data ku festohet në forma të ndryshme në të gjithë globin mbi mirëqënien dhe të drejtat e kafshëve.

Kjo datë u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Në këtë datë, në të gjithë botën, organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet për të drejtat e kafshëve, dashurinë dhe vëmendjen që ato meritojnë nga njerëzit.

Të shumtë janë ato që në këtë ditë zgjedhin të dhurojnë në qendra të ndryshme bamirësie dhe strehimore, madje një pjesë e njerëzve zgjedhin të birësojnë kafshë pikërisht në ditën ndërkombëtare të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco