Njihuni me dhjetë fotografitë më të pëlqyera në Instagram

Njihuni me dhjetë fotografitë më të pëlqyera në Instagram

11:11, 26/09/2020
A+ Aa A-

Nga të gjitha sfidat për të thyer rekorde, fotografia më e pëlqyer në Instagram (duke pasur parasysh se tani ka një miliard përdorues në muaj , dhe 3.5 miliardë pëlqime në ditë) është ndoshta një nga sfidat më të mëdha.

Këto janë 10 postimet më të pëlqyera në Instagram:

Image

1. Llogaria world_record_egg filloi një fushatë për të vendosur rekordin botëror për postimin më të pëlqyer në Instagram. Kjo foto e një veze theu rekordin në Instagram të Kylie Jenner, me mbi 50 milion pëlqime.

Image

2. Postimi i fundit nga reperi XXXTentacion para vdekjes së tij në qershor 2018. Kjo është fotografia e vetme në llogarin e tij në Instagram.

Image

3. Në vendin e tretë renditet postimi i Chadwick Boseman, familja e tij përdori llogarinë e tij në Instagram për të njoftuar vdekjen e tij dhe për të bërë homazhe për aktorin.

Image

4. Ky është postimi i 8-të i Kylie në 20 listat më të mira, dhe është më e pëlqyera deri më tani.

Image

5. Jennifer Aniston theu një rekord, duke u bërë personi më i shpejtë për të marrë 1 milion ndjekës në një kohë record, vetëm pesë orë e 16 minuta, rekord i konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness.

Image

6. Një postim tjetër nga Kylie Jenner ku ajo i uron ditëlindjen Travis Scott, babait të fëmijës së tyre.

Image

7. Pjesë e një sipërmarrje për të mbjellë më shumë pemë , postimi premton të përkthejë pëlqimet në pyje.

Image

8. Në një postim në llogarinë e tij, LeBron James i jep lamtumirën mikut të tij Kobe Bryant.

Image

9. Sërish Kylie Jenner, këtë herë është një foto e vajzës së saj e rrethuar nga flluskat e shkumës në vaskë.

Image

10. Në vendin e dhjetë renditet ylli i filmave Dwayne Johnson (The Rock) i cili ka dhe një nga llogaritë më të ndjekura në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco