Në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar/ Babai bën veprimin heroik për fëmijët e tij

Në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar/ Babai bën veprimin heroik për fëmijët e tij

09:34, 24/09/2020
A+ Aa A-

Një video ku një baba merr një plumb në trup për të mbrojtur tre fëmijët e tij po bën xhiro në rrjet.

Pamjet janë të kapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngjarja ka ndodhur të hënë në mbrëmje në Bronx.

Në video shihet një person i armatosur i cili hap zjarr në një dyqan makinash të përdorura.

Gjithashtu pamjet tregojnë dhe momentin ku babai qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami.

Babi menjëherë hidhet sipër fëmijeve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat.

Gjatë këtij momenti ai merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital. 

Sipas hetimeve paraprake i plagosuri nuk ishte shënjestra por një viktimë rastësore e përplasjes mes bandave të New Yorkut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco