Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ky është kursi më i çuditshëm në botë, ju mëson se si të qani

Ky është kursi më i çuditshëm në botë, ju mëson se si të qani

14:23, 12/09/2020
A+ Aa A-

Secili nga ne të paktën njëherë gjatë jetës ka ndjekur një kurs.

Kurs anglishteje, noti, pianoje, kërcimi, etj, por me siguri që tani do të lexoni për kursin më të çuditshëm në botë!

Kurs për të qarë!!

Hidefumi Yoshida, është një “mësues lotësh” në Japoni.

 Ai e ushtron profesionin e tij prej 7 vitesh e gjysmë.

“Puna ime është t’i bëj njerëzit të ndihen të liruar përmes lotëve. Kam bërë të qajnë rreth 50.000 njerëz gjatë kësaj kohe” thotë ai.

Klasa quhet “Rui-Katsu”, që do të thotë “kërkim lotësh” dhe është një shërbim që siguron mbështetje dhe një hapësirë të sigurt, ku njerëzit mund të qajnë.

Objektivi kryesor i Rui-Katsu sipas mësuesve është të lirojë stresin.

“Është e rëndësishme të nxjerrësh qoftë edhe një lot të vetëm, por sa më shumë të qani, aq më mirë do ndiheni, sipas mësuesit. Mendoj se historikisht, japonezët kanë qenë të predispozuar të qajnë më lehtë, por kohët e fundit në shoqërinë japoneze është bërë e vështirë të qash. Shumë japonezë përpiqen të mbajnë veten”, tregon ai.

Një nxënës i tij u shpreh:

  “Nuk e dija se mund të qaja kështu. E gjeta veten papritur, të mbushur me emocione. Qava derisa ndjeva dhimbje, por më pas u ndjeva e çliruar, sikur sapo kisha bërë një banjë.”

Sipas mësuesve Rui-Katsu ka edhe një avantazh shpirtëror gjithashtu, pasi disa klientë njohin veten në dimensione të tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco