Vendimi i gjykatës: Nëse je mbi 18 vjeç, prindërit nuk të japin më para

Vendimi i gjykatës: Nëse je mbi 18 vjeç, prindërit nuk të japin më para

22:16, 18/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata Supreme në Itali vendosi se prindërit nuk janë të detyruar të mbajnë me para fëmijët e tyre mbi 18 vjeç, edhe nëse këta të fundit nuk kanë të ardhura.

Vendimi u dha pasi një 35-vjeçar me punë part-time kishte paditur prindërit e tij dhe u kërkonte para çdo muaj.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 64% e të rinjve italianë me moshë nga 18-35 vjeç jetojnë akoma më prindërit. Madje 25% e tyre nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Gjykata tha së të rinjtë nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare nga prindërit edhe nëse nuk kanë punë. Në vend të parave nga babai, fëmijët duhet të kërkojnë punë dhe ta sigurojnë vete jetesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco