VIDEO/ I kërcen peshkaqenit në shpinë dhe lundron me të

VIDEO/ I kërcen peshkaqenit në shpinë dhe lundron me të

17:22, 18/08/2020
A+ Aa A-

Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shihet një i ri teksa hidhet mbi një peshkaqen balenë dhe ‘lundron’ me të.

Burri i identifikuar si Zaiki Al-Sabahy, nga Arabia Saudite, u shfaq në filmim në një jaht. Më pas ai pikasi prezencën e një ndër gjallesave ujore më të mëdha në botë dhe iu hodh përsipër.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Detin e Kuq, në afërsi të qytetit Yanbu. Fatmirësisht i riu nuk ka përfunduar në ushqim për grabitqarin nënujorë, por shokët e tij që ishin bashkë me të në jaht janë parë tepër të tmerruar.

Njëri prej tyre i bënte thirrje Sabahy-t që të ikte që aty, pasi në të kundërt peshkaqeni balenë do e gëlltiste. Ndërkaq, sipas Bashkimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës peshkaqeni balenë është shpallur si një specie në zhdukje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco