VIDEO/ Hapet për publikun ura më e madhe në botë prej xhami,imazhet janë befasuese

VIDEO/ Hapet për publikun ura më e madhe në botë prej xhami,imazhet janë befasuese

14:16, 26/07/2020
A+ Aa A-

Tronditëse janë pamjet e urës më të madhe prej xhami në botë, e cila sapo është hapur në Kinë!

Padyshim që kjo urë nuk është e përshtatshme për ata persona që kanë fobi lartësinë. Ura e re në Huangsuan, në Kinën Jugore, konsiderohet ura më e madhe prej xhami në botë.

Ka një gjatësi prej 526 metrash dhe një gjerësi mjaft të madhe që makinat ta kalojnë atë. Ajo është e vendosur mbi lumin Lianjagnek dhe gjithashtu ka katër pika të hapura për publikun, të cilat mund të frekuentohen nga 500 turistë në një kohë, duke ofruar kështu mundësinë për të shijuar pamjen e zonës përreth.

U deshën tre vjet dhe 43 milion dollarë për t'u ndërtuar, sipas një raporti në Morning Post lokal në Kinën Jugore. Ura hapi zyrtarisht portat e saj dhe priti përfaqësuesit e Guinness.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco