Bën thirrje Peter Beyer: ‘Kufijtë nuk preken’

Bën thirrje Peter Beyer: ‘Kufijtë nuk preken’

11:27, 24/07/2020
A+ Aa A-

Deputeti gjerman dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, foli për Gazetën Express për procesin e dialogut të Brukselit që ka rifilluar dhe për temat e nxehta që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Beyer është shprehur se problemi i veriut të Kosovës është një prej çështjeve më sfiduese në kuadër të dialogut dhe si e tillë s’mund të anashkalohet.

 Sipas tij, politikanët as në Kosovë e as në Serbi nuk janë zgjedhur vetëm për kohë të mira, por për të marrë vendime të rëndësishme e për të bërë kompromise të vështira.

Njeriu i afërt i kancelares Merkel, thekson se detajet teknike të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme, por shton se një marrëveshje finale mund të arrihet edhe nëse nuk ka një implementim të plotë të teknikaliteteve, tregon Gazeta Express.

Në fund, ai bën një thirrje për politikanët, të cilët nuk përkrahin dialogun e Brukselit: “Siç e kam thënë publikisht shumë herë më përpara, të dy palët duhet të bëjnë punën e tyre. Jam tejet i lumtur të shoh që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka filluar. Ky është një lajm vërtet I mirë. Dhe pa asnjë dyshim gjëja e duhur, nëse dikush seriozisht dhe sinqerisht beson në një të ardhme të mirë të njerëzve të tyre.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco