Histori prekëse/ Ai në Kosovë me ushtrinë, ajo infermiere në zonën e kuqe, ribashkohen pas 7 muajsh

Histori prekëse/ Ai në Kosovë me ushtrinë, ajo infermiere në zonën e kuqe, ribashkohen pas 7 muajsh

08:18, 24/07/2020
A+ Aa A-

Pas 7 mujash pritje të gjatë, përqafimi i shpresuar më në fund arriti: është historia e infermieres Natascia Pascione dhe burrit të saj Francesco Teseo i cili u largua në janar të këtij viti me ushtrinë për një mision në Kosovë.

Natascia me largimin e Franceskos e gjeti veten në mes të pandemise në Monte San Biagio, fshat në provincën e Latinës, ku çifit jeton me dy fëmijëte tyre, shumë afër Fondit, një komunë e shpallur zonë e kuqe gjatë urgjencës së pandemisë.

Muajt e vështirë- Kur i erdhi thirrja e ushtrisë Francescos askush nuk e imagjinonte se çfarë do të ndodhte. Pesha që Natascia duhej të mbante mbi supe tashmë ishte e dyfishtë: ajo mbeti e mbyllur gjatë emergjjencës me pacientët e saj në qëndrën e dializës ku dhe punon gjithashtu me mbylljen e shkollave asaj i duhej të kujdesej dhe për fëmijët e saj. Por jo vetëm kaq ajo jetonte dhe mes shqetësimit dhe frikës për Francescon që ishte mijëra kilometra larg familjes.

Kthimi i Francescos –Shtatë muaj më vonë pikërisht në 12 korrik familja më në fund u ribashkua dhe të gjtiha frikërat u fshin nga një përqafim i pafund. Emocioni i fëmijëve kur panë babain e tyre ishte i papërballueshëm siç ishte dhe emocioni i Francescos. Larg familjes së tij shqetësimi për të ishte i madh duke marrë parasysh dhe lajmet që vinin nga shtëpia.

Por më në fund dita e madhe erdhi dhe videoja e ribashkimit u postua në Facebook duke bërë më pas xhiron në internet. Familja tani po shijon qetësinë pas një periudhe që vështirë që do të harrojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco