Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO-FOTO/ Se keni planifikuar fundjavën!? Shkoni në Kukës dhe vizitoni shtegun e ngjyrave

VIDEO-FOTO/ Se keni planifikuar fundjavën!? Shkoni në Kukës dhe vizitoni shtegun e ngjyrave

22:31, 22/07/2020
A+ Aa A-

Për të apasionuarit pas hiking dhe natyrës ekziston një shteg i ri për ecje me distancë të gjatë, por edhe me një natyrë të virgjër.

Bëhet fjalë për Shtegun e Ngjyrave, i cili është pjesë i Parkut Natyror Korab-Koritnik.

Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të banuara, që shoqërohen me nivele të ndryshme vështirësie për ecje.

Seksioni më i madh i shtegut, rreth 150 km, është në territorin shqiptar ku kalon nëpër Parkun e Natyrës Korab-Koritnik të njohur si një luginë alpine dhe habitat i shumë kafshëve të egra.

Pamja që e rrethon është vërtetë magjike dhe për rreth 7 orë ecje ky shteg do t’ju lëri me gojë hapur.

Sezoni i verës është dhe më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë.

Ermal Hallaçi i cili është guidë lokale ka theksuar për që nga qershori (që nga momenti që dolëm nga karantina) dhe deri tani, e kanë vizituar rreth 200 persona Shtegun e Ngjyrave, i cili çdo ditë e më shumë po merr vëmendjen e munguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco