Një skenar i denjë për filmat e Tarantinos/ I vrasin prindërit,14 vjeçarja merr hak

Një skenar i denjë për filmat e Tarantinos/ I vrasin prindërit,14 vjeçarja merr hak

13:17, 22/07/2020
A+ Aa A-

Ngjarja ka ndodhur në një fshat në provincën qendrore të Gores ku deri para pak ditësh Qamar Gul e cila sipas burimeve është vetëm14 vjeç jetonte me të vëllain e saj të vogël, nënën dhe babanë.

Por më 17 korrik një grup talibanësh bastisi shtëpinë e saj duke i vrarë prindërit.

Gjatë sulmit dy të fundit tërhiqen zvarrë nga shtëpia dhe vriten pa mëshirë.

Ata mendonin se vajza 14 vjeçare dhe vëllai i saj i vogël nuk përbënin rrezik.

Por Qamar nuk e mendoi dy herë merr kallashnikovin e të atit dhe qëllon mbi grupin e talebanëve.

Rezultati: dy militantë të vdekur, dy që iknin me vrap plus të tjerë të plagosur.

Kjo nuk mund të mbetej e pandëshkuar nga ana e talebanëve dhe sulmojnë sërish shtëpinë e vajzës.

Por fshatarët dhe forcat qeveritare i vijnë 14 vjeçares në ndihmë dhe arrinë të zmbrapsin sulmin. 

Qamar dhe vëllai i saj janë marrë nga forcat e sigurisë dhe tani ndodhen në një vend të sigurtë.

Historia e jashtëzakonshme e Qamar Gulit bëri xhiro fshat më fshat dhe imazhi i saj me pushkë në dorë dhe e mbuluar po bën xhiron në rrjet.

'Është një simbol i guximit dhe i rezistencës’ shkruajtën mijëra pordërues ndërsa Presidenti Afganistan Ashraf Ghani e ka ftuar atë së bashku me vëllain e saj në pallatin e tij presidencial.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco