Eskorta infektohet me COVID-19, kryebashkiaku bën apelin e çuditshëm burrave

Eskorta infektohet me COVID-19, kryebashkiaku bën apelin e çuditshëm burrave

12:52, 18/07/2020
A+ Aa A-

‘Bëni tamponin dhe nëse gruaja ju nxjerr nga shtëpia’.

Ky është apeli i pazakontë që bëri kryebashkiaku i Modica, Ignazio Abate.

Image

Apeli i tij u bë për shkak se një eskort u shtrua në spital pasi ishte e infektuar me Covid-19.

‘Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë- shpjegon kryebashkiaku- janë 20-30 persona që mund të kenë kontaktuar me virusin dhe të kenë infektuar të tjerë në shtëpi ose në bar. Dhe për këtë aryse apeli im është disi i pazakontë’.

 “Ekzistojnë dy alternativa. E para që t’i rrëfeni bashkëshortes ose të dashurës që keni qenë klientë të gruas, e cila për disa ditë shndërroi një shtëpi pushimi në një vend ku ushtrohej prostitucion, dhe t’i shpjegoni se duhet të bëjnë tamponin, pasi mund të jenë pozitiv. Ose alternative e dytë, që i frikësohem, të lini gjithçka të kalojë në heshtje duke rrezikuar në përhapjen e infeksionit.”

Ai i ka kërkuar policisë të mbajë në vëzhgim banesën ku ushtrohej prostitucion për të rënë në gjurmë të prostitutave të tjera që mund të kenë takuar kolegen dhe t’i nënshtrohen edhe ato testit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco