Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Keni probleme me ereksionin?/ Gati kremi që konkuron Viagrën, efekti për 5 minuta

Keni probleme me ereksionin?/ Gati kremi që konkuron Viagrën, efekti për 5 minuta

23:05, 17/07/2020
A+ Aa A-

Pas testimeve, një kompani britanike pretendon të ketë krijuar një krem të ri i cili do t’i bëjë konkurrëncë Viagrës, por me efekte më të pakta anësore.

Sipas kompanisë ‘Futura Medical’, ajo thotë se produkti i ri me emrin Eroxon, e bën efektin brenda 5 minutave, edhe pse zgjat vetëm për gjysmë ore.

Shkencëtarët e firmës farmaceutike mendojnë se kjo do të lejojë që të dashuruarit të jenë më spontanë.

Produkti i ri është testuar nga 230 burra dhe 44% e tyre i kanë ndjerë efektet brenda pesë minutave nga aplikimi ndërsa 70% e tyre brenda 10 minutave, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërsa Viagra merret në formë pilule, kremi është projektuar për të funksionuar vetëm në zonën ku aplikohet.

Në ndryshim nga kremi i ri, Viagra, që zgjeron enët e gjakut në të gjithë trupin për të siguruar rrjedhjen e gjakut në organin gjenital mashkullor, zgjat rreth katër orë.

Nëse miratohet, Futura Medical shpreson që kremi të jetë në dispozicion në Evropë deri në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco