Ai mban veshur kostumin e Spiderman dhe në fakt është një superhero i vërtetë.
Dhe ky superhero është 6 vjeçari Bridger Walker që shpëtoi motrën e tij të vogël nga një sulmi i nje qeni.
Pas sulmit që arriti të shpëtonte motrën e tij ai kishte 90 qepje në fytyrë.
E gjitha filloi në 9 korrik në Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: fëmijët ishin me prindërit e tyre në shtëpinë e miqve dhe Bridger me motrën e tij më të vogël kishin dalë në kopshtin e shtëpisë për të luajtur së bashku.
Në ato momente një qen, pastor gjerman një vjeçar vrapoi drejt motrës dhe vëllait: Bridger nuk ngurroi asnjë sekond dhe u pozicionua para motrës së tij në përpjeke për ta mbrojtur atë nga kafsha.
Pastori gjerman e kafshoi 6 vjeçarin në faqe.
Në ato moment ndërhynë prindërit të cilët menjëherë thirrën për ndihmë.
Djali përfundoi në spital dhe menjehere u fut ne sallen eperacionit, duke i bere më shumë se 90 qepje në fytyrë dhe në qafë.
Kur u pyet nga babai se pse ai kishte vendosur të qëndronte para motrës së tij, Bridger u përgjigj: Nëse dikush do të vdiste, mendova se ai duhet të isha unë.
Historia tërhoqi vëmëndjen dhe të njërzve të famshëm si vëllëzerit Russo, aktoret e filmave Avengers, Hugh Jackman, Wolverine dhe Tom Holland-Spiderman, Anne Hathaway, Mark Ruffalo dhe Chris Evans, të cilët ndanë admirimi i tyre për altruizmin dhe guximin e Bridger.
© SYRI.net