Covid-19/  Prek me statusin e tij në rrjete sociale para se të vdiste: Mos u bëj idiot si unë

Covid-19/ Prek me statusin e tij në rrjete sociale para se të vdiste: Mos u bëj idiot si unë

14:03, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ai publikoi në rrjete sociale para se të vdiste një status ku shkruante: Mos u bëj idiot si unë.

Thomas Macias me profesion shofer kamioni ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

51 vjeçari ishte infektuar gjatë një feste me miqtë e tij në të cilën ai nuk zbatoi asnjë rregull të vëna nga emergjenca e Covid-19.

‘Dola i infektuar para disa javësh’ shkroi ai  rrjetin social Facebook duke vazhduar më tej:

'Për shkak të marrëzisë sime vura në rrezik jetën e nënës, të motrave dhe familjen time. Nuk është shaka. Unë kam qënë sipërfaqësor mos u bëj idiot si unë. Nëse ju duhet të dilni vini maskën dhe respektoni distancimin social. Shpresoj se me ndihmën e Zotit do të jem në gjendje të mbijetoj’.

Thomas kishte qënë i pranishëm me miqtë e tij në Liqenin Elsinore afër Los Angeles.

Simptomat i filluan pas disa ditësh. 

Një nga miqtë që ishte i pranishëm në festë e kontaktoi duke zbuluar se ai ishte i infektuar me koronavirus dhe kishte qenë në dijeni përpara se merrte pjesë në festë.

Ai mendonte se ishte asimptomatik dhe nuk besonte se mund të infektonte dikë.

Por Thomas i cili vuante nga mbipesha dhe diabeti Covid-19 nuk e fali.

Ai vdiq disa ditë pasi publikoi statusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco