FOTO/ Gazetarja grabitet live, autori i vë thikën në fyt

FOTO/ Gazetarja grabitet live, autori i vë thikën në fyt

21:58, 01/07/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Bruna Masado, korrespondente për CNN në Brazil, ra viktimë e një grabitjeje teksa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit të një lumi në Sao Paulo.

Gazetarja mendoi se burri që ndodhej përpara saj ishte një i pastrehë dhe ndodhej aty vetëm për ta përshëndetur.

Por disa sekonda më vonë ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin miqësore, pasi burri nxori thikën dhe i kërkoi që t’i jepte telefonin.

Fatmirësisht raportohet se gazetarja nuk pësoi lëndime nga ky incident, por ndodhet në gjendje shoku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco