Infermierja ruse veç me bikini poshtë veshjes anti-Covid: Kisha vapë

Infermierja ruse veç me bikini poshtë veshjes anti-Covid: Kisha vapë

16:16, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një infermiere e re ruse shkon në pavijon me bikini poshtë veshjes mbrojtëse (e cila është me detyrim transparente) dhe ndëshkohet. Ka ndodhur në Rusi, në një spital në Tula, qytet me rreth 500 mijë banorë 193 kilometra në jug të Moskës.

Infermierja e pavijonit të sëmundjeve infektive u justifikua se kishte ‘shumë vapë’ për shkak të materialit të veshjes mbrojtëse. Drejtuesit e spitalit e dënuan menjëherë sjelljen e gruas së re, duke e akuzuar për ‘mospërputhje me kërkesat e veshjes mjekësore).

20-vjeçarja u përgjigj se nuk kishte qenë e vetëdijshme e që transparenca e veshjes mbrojtëse e tregonte aq shumë veshjen poshtë saj. Agjencia e lajmeve RIA Novosti bëri të ditur se ndaj saj u mor një masë disiplinore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco