Fotoja që po thyen rrjetin/ Përqafim pinguinësh si ngushëllim për humbjen e partnerëve

Fotoja që po thyen rrjetin/ Përqafim pinguinësh si ngushëllim për humbjen e partnerëve

15:58, 23/04/2020
A+ Aa A-

Një përqafim si për të mbështetur njëri-tjetrin. Fotoja e bukur e fotografit Tobias Baumgaertner që e ka postuar në profilin e tij në Instagram tregon historinë e këtyre dy pinguinëve.

Ata po ngushëllojnë njëri-tjetrin për humbjen e partnerëve të secilit.

‘Dashuria është loja e vetme në të cilën fitojmë edhe kur humbasim’, komenton fotografi.

Shumica e pinguinëve janë monogamë, çka do të thotë që një mashkull e një femër çiftohen vetëm me njëri-tjetrin gjatë periudhës së çiftëzimit dhe shumë shpesh mbajnë të njëjtin partner gjatë gjithë jetës së tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco