Nëna e grekes telefonon shqiptarin: Nëse e do vajzën time, eja jeto me të

Nëna e grekes telefonon shqiptarin: Nëse e do vajzën time, eja jeto me të

20:06, 13/03/2020
A+ Aa A-

‘Historia ime’ në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dashurisë së 37-vjeçarit Gjovalin Zefi. Para 14 vitesh, ai u njoh me një vajzë greke me të cilin nisi edhe një lidhje. Dy vitet e para, lidhja po ecte shumë mirë, deri kur ai vendosi të vinte në Shqipëri për të takuar familjen e tij.

Dokumenti që i jepte mundësinë të lëvizte kishte skaduar, por i thanë që mund të lëvizte me të sepse kishte dalë ligji që e lejonte diçka të tillë. Ky informacion nuk ishte i vërtetë dhe kur ai do kthehej sërish në Greqi e ndaluan në doganë. Mendoi të ikte nga mali, por aty e kap policia. Kjo situatë i solli mjaft vështirësi në lidhjen e tij në distancë me të dashurën në Greqi.

Gjovalin Zefi: Pas dy viteve bashkë, i them unë do iki në Shqipëri një xhiro,  se po bëj mbi 4 vite që nuk kam ikur në Shqipëri. Të lutem thotë mos ik.

Mirela Milori: Ishe pa dokumenta ti në Greqi apo kishe filluar ato procedurat e punësimit me leje pune?

Gjovalin Zefi: Ajo është gafa ime që nuk ja lejoj vetes, e kam menduar  një mijë herë pse e bëra atë gafë. Në 2001 bëra dokumentet dhe të jepnin një karton jeshil 6-mujor, kur shkova ta rinovoj për një llaf që më thotë polici grek, ishin 100 veta në radhë, pse nuk mban radhë ti, se unë kisha hyrë pa radhë. Më bërtet dhe më vendos të fundit, unë s’mbajta radhë dhe ika në shtëpi. Është një gabim i pafalshëm ja kam thënë vetes 1 mijë herë. U ktheva në shtëpi, më thonë ka dalë ligji i shtyrjes së afatit të dokumenteve, doli ligji. Më thonë shqiptarët mua, që ka dalë si ligj mund të shkosh në Shqipëri, por nuk ishte.

Mirela Milori: Pra ti mendoje se me këtë dokument që ishte dhe i skaduar, kishte dale një ligj që ti mund ta përdorje për të shkuar në Shqipëri dhe për t’u kthyer pa problem?

Gjovalin Zefi: Po nja 10 ditë. Erdha në Shqipëri shumë mirë, doja të kthehesha mbas 10 ditëve, shkova në doganë, më thotë doganieri ku do shkosh ti? I them unë do kaloj, të shkoj në Selanik. Më thotë po a e shikon ti që të ka mbaruar ke një vit? I thashë po ka dale ligji more zotëri. Kthehu më thotë, merr avokat dhe nuk kalova dot, nuk më la. Dhe çfarë bëra unë, ika përmes malit, i bie në një fshat, por më kap policia dhe më vendos dhe ekspuls, më kthejnë mbrapsht.

Mirela Milori: Flisje në telefon me atë vajzë?

Gjovalin Zefi: Po më merr në telefon dhe unë i them që mua policia greke më ka shkatërruar se nuk më lë të kaloj më ka vënë dhe ekspuls dhe u mërzit. Gjovani më tha po sikur të vij unë dhe unë në Shqipëri. I thashë për momentin jo se nuk kisha ku ta çoja, isha duke ndërtuar shtëpinë. Kaluan dy muaj, ajo merrte çdo ditë në telefon, merr nëna e vetë një ditë dhe më pyet për gjithçka, si i ke punët. Pastaj pyeti: Gjovani pse nuk vjen në Selanik? Zonja Lica i thashë, mua nuk më lejohet të vij, më kanë hequr të drejtën e qëndrimit në Greqi. O Gjovani, po ti kur e dije pse ike në Shqipëri më tha? I thashë po ta dija, nuk e kisha bërë këtë veprim. Më thotë me një këmbëngulje: Gjovani të lutem, nëse e do vajzën time, kthehu dhe hajde jeto me vajzën time, se nuk e duroj vajzën time të mbyllur në dhomë dhe gjë tjetër nuk bën. Ose përndryshe na trego që nuk do vish dhe t’ja mbushim mendjen vajzës që të të largojë nga mendja. I thashë që ne me vajzën tënde kemi vendosur që ajo të vijë Shqipëri. Jo thotë mos ma bëj këtë, kjo punë nuk bëhet. U detyrova, u largova sërish në Greqi. /tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco