Mbërrin në Tokë shpërthimi i fuqishëm kozmik

Mbërrin në Tokë shpërthimi i fuqishëm kozmik

11:31, 29/02/2020

Ka mbërritur në Tokë jehona e një shpërthimi shumë të fuqishëm në hapësirë.

Madje për aq sa njeriu njeh deri më sot, renditet i dyti për nga fuqia pas Big-Bang.

Sipas shkencëtarëve është shpërthimi i një vrime të zezë që është verifikuar 390 milion vite dritë larg Sistemit Diellor dhe eventi është përshkruar në revistën shkencore Astrophysical Journal, frut i grupit të punës së Laboratorit të Punëve Kërkimore të Washington.

Imazhi i shpërthimit është fokusuar nga teleskopët hapësinorë me rreze x të NASA dhe ESA me ndihmën edhe të dy radioteleskopëve tokësorë në Australi dhe Indi.

Image

Ekspertët e agjencisë hapësinore Evropiane shpjegojnë se fenomeni ka ndodhur në drejtim të yjësisë Ofiuco dhe është një gjigand kozmik i përbërë nga mijëra galaktika, gazra e masë të errët, të gjitha të mbajtura bashkë nga graviteti.

Imazhi sipas tyre, mund të ndihmojë për të kuptuar se si vrimat e zeza që pozicionohen në qendër të galaktikave, ndërveprojnë me mjedisin rrethues duke e influencuar rrënjësisht.

Shpërthimi shpjegohet me çlirimin e materies dhe energjisë së jashtëzakonshme, me shpejtësi të afërta me atë të dritës dhe që përthithen nga vrima e zezë. /Klan+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco