Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tradita e skive/ Pasioni që mbahet gjallë nga kuksianët

Tradita e skive/ Pasioni që mbahet gjallë nga kuksianët

12:46, 27/02/2020
A+ Aa A-

Nga Ermal Hallaçi

Shishtaveci me relievin e tij të thyer është ideali sidomos në stinën e dimrit për realizimin e sportit të skive.

I pozicionuar rreth 30 km larg qytetit verior të Kukësit, njihet si një nga destinacionet ideale për ata që duan natyrën, aktivitetet dhe sportet që mund të zhvillohen në të.

Këtë të dielë, në këtë zonë të Kukësit, do të organizohet kampionatin lokal i skive, ku marrin pjesë grupe nga Borje, Orgjost, Novosej dhe Shishtavec.

Image

Fillesa e përdorimit të skive në Shishtavec daton në vitet 1914-1918, kur erdhën trupat alpine Austro-Hungareze të pajisura me ski, të cilat i përdornin ato për shërbime ushtarake, zbavitje sportive dhe kalitje fizike. Këtu lindi dhe kureshtja e banorëve për këtë lloj sporti dhe filluan t’i ndërtonin skitë e tyre me dru. Ndërkohë si traditë kjo ka nisur në vitet ’50 ku u krijua edhe klubi sportiv Morava, i cili ka marrë pjesë në disa gara për ski, duke u vlerësuar edhe me çmime të para kombëtare.

Image

Shishtaveci është një zonë që ka potencial të lartë në zhvillimin e turizmit. Aty dëbora, arrin edhe në 2 metra duke e bërë këtë vend të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti.

Me një natyrë të bukur në të gjitha stinët, në dimër  Shishtaveci vesh petkun e bardhësisë, duke i dhënë një tjetër bukuri kësaj zone. Nëse e vizitoni këtë vend, mos u largoni pa provuar dhe gatimet tradicionale në bujtinat e ndryshme që Shishtaveci ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco