Vesa e Amazonës, ujë për pasanikët

Vesa e Amazonës, ujë për pasanikët

23:26, 22/02/2020

Një kompani braziliane ka vendosur të transformojë lagështirën e ajrit të Amazonës në ujë.

Ky produkt do të shitet në Europën e pasur kundrejt një çmimi të kripur, një shishë për 70 euro.

Sipas kompanisë, procesi i realizimit është i thjeshtë.

Në strukturën e kompanisë mëmë ekziston një sistem që shërben për thithjen e lagështirës, e më pas kondensimin e saj në serbatorë sterilë.

Procesi imiton atë që ndodh në natyrë, pra uji kalon nga gjendja e gaztë në të lëngshme pa papërdorur asnjë proces kimik dhe në mënyrë të pastër e në respekt të mjedisit.

Kompania ka kapacitet të prodhojë deri në 5 mijë litra në ditë.

Gjithashtu kompania ‘O Amazon Air Water’ konfirmon se në kuadër të respektit të ambientit do të përdorë vetëm ambalazh në xham, që do të jenë 100% të riciklueshme dhe me tapë të biodegradueshme.

Targeti është klientela e pasur europiane, pasi shishet prej 750 ml me çmim 70 euro, do të shiten vetëm në kontinentin e vjetër.

Për vitin e parë kompania braziliane ka parashikuar të arrijë të shesë rreth 6 milionë shishe uji që mbërrijnë nga ajri i Amazonës./klan+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco