FOTO/ Pamje tronditëse vijnë nga Antarktida

FOTO/ Pamje tronditëse vijnë nga Antarktida

13:57, 22/02/2020
A+ Aa A-

NASA ka publikuar fotot dramatike të një masivi akulli në Antarktidë, 20% e së cilës u shkri për 9 ditë.

Shkrirja ndodhi mes 4 dhe 13 Shkurtit, një periudhë e cila ka shënuar temperatura rekord në kontinentin e ftohtë.

Imazhet janë marrë nga një satelit.

Në datën 4 Shkurt, ai shfaqet i tëri i bardhë, ndërsa më 13 Shkurt pjesa më e madhe ishte zhdukur, duke lënë disa shenja blu në qendër të ishullit.

Image

Këto pjesë janë zona të tejngopura me ujë për shkak të shkrirjes së akujve.

Një qendër studimi në Antarktikë shënoi më 6 Shkurt ditën më të nxehtë në kontinent, 18.3 gradë Celsius.

Temperaturat e ngrohta po bëhen të zakonshme në Antarktikë.

Sipas informacioneve, në disa pjesë të rajonit temperaturat janë rritur që prej 1850-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco